3 Meshkujt që kanë më shumë mundësi të divorcohen bazuar në shenjën e horoskopit

3 Meshkujt që kanë më shumë mundësi të divorcohen bazuar në shenjën e horoskopit
3 Meshkujt që kanë më shumë mundësi të divorcohen bazuar në shenjën e horoskopit
3 Meshkujt që kanë më shumë mundësi të divorcohen bazuar në shenjën e horoskopit

Në këtë artikull, do ju sjellim se cilët janë meshkujt që kanë më shumë mundësi të divorcohen, bazuar te shenja e tyre e horoskopit.

Intv ka listuar 3 prej tyre: binjakët, shigjetari dhe ujori.

1. Binjakët
Të dyja gjinitë janë të pavendosur dhe skeptikë kur bëhet fjalë për një lidhje serioze. Pasi e realizojnë, ata ndihen si të detyruar për të qëndruar me dikë. Dyshimi i madh që kanë për jetën që po bëjnë në çift, i bën ata t’i kenë më të mëdha mundësitë për t’u divorcuar.

2. Shigjetari
Si shenjë e zjarrit, shigjetarët e kanë të pamundur të qëndrojnë gjithë jetën me një person. Këta meshkuj, priren më shumë drejt aventurave dhe monotonia në një lidhje i bën ata të shkojnë drejt divorcit. Kujdes, nëse martoheni me një shigjetar, sepse duhet të bëni gjëra që mos t’ju kapë monotonia.

3. Ujori
Meshkujt që janë ujorë, njihen që nuk i mbajnë premtimet dhe pëlqejnë vetminë. Në martesë, ata nuk janë shumë bashkëpunues dhe mendojnë për veten e tyre më shumë. Njerëzit mendojnë se ujorët në shumicën e kohës janë në botën e tyre. Ujorët kanë nevojë të kenë më shumë besim te të tjerët dhe t’i shprehin emocionet e tyre në mënyrën e duhur.

Burimi: Astrology Zodiac
Pështati: Anisa Bega

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në