Kështu e shprehni inatin sipas shenjës tuaj të horoskopit

Kështu e shprehni inatin sipas shenjës tuaj të horoskopit
Kështu e shprehni inatin sipas shenjës tuaj të horoskopit
Kështu e shprehni inatin sipas shenjës tuaj të horoskopit

Shumë persona nuk mund t’i kontrollojnë dot ndjenjat e tyre dhe si rezultat i kësaj, bëhen të paduruar dhe bëhen shumë shpejt me nerva.

Mirëpo jo të gjithë nervozohen njësoj dhe e shprehin inatin në të njejtën mënyrë. 

Ka nga ata që thyejnë pjatat, ka nga atë që e mbajnë të gjithë inatin brenda, por edhe nga ata që mërziten dhe nuk të flasin për një kohë të gjatë. Inati dhe acarimi i çdo njeriu varet nga lloji i karakterit të tij, por edhe nga shenja e horoskopit. 

Hidhini një sy se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit. 

Dashi mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’i përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt. 

Demi e ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset. 

Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur. 

Gaforret mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë. 

Luani do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por I harrojnë shumë shpejt zënkat. 

Virgjëresha nuk nxehtë lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi i urren përballjet. 

Peshoret janë ruajtësit e paqes . U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lën me aq. 

Akrepit i dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.

Shigjetarët nuk nxehen lehtë dhe nuk do I shihni shumë shpesh të mërzitur. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik. 

Bricjapët i mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat. 

Ujori i urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt. 

Peshqit nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Ditën jam njeri e natën “lugat”
Mallkim i sodit: U bëfshin veç për ilaçe!
E rrallë: Letra e parë e Jusuf Gërvallës
Andej Ibrit, si në shtet tjetër!

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në