Kek i kripur me patëllxhanë, djathë dhe proshutë

Kek i kripur me patëllxhanë, djathë dhe proshutë
Kek i kripur me patëllxhanë, djathë dhe proshutë
Kek i kripur me patëllxhanë, djathë dhe proshutë

Ndryshe nga se jemi mësuar, prej përbërësve të mëposhtëm nuk do të përftojmë një kek të ëmbël por të kripur !

Nëse asnjëherë më parë nuk keni provuar "eksperimente" të tilla, ju ftojm të provoni diçka të re . 

Përbërësit për tavë me gjatësi 30x10cm ose 26cm nëse e keni të rrumbullakët: 3 vezë  75g miell 0  75g niseshte  1 bustinë sodë për torta të kripura  vaj ulliri  120ml qumësht me yndyrë  100g djathë kaçkavall të grirë  1 patëllxhan i mesëm  100g djathë i bardhë 70g bacon  rigon, kripë, piper.

Përgatitja: Ndezim furrën me 180°

1.Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që i lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine. Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, pornë këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes. Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, i presim në copa të vogla.

2.Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe i përziejmë me kujdes.

3.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë.Living.

Lexo Revisten Online

Qershor, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Ditën jam njeri e natën “lugat”
Mallkim i sodit: U bëfshin veç për ilaçe!
E rrallë: Letra e parë e Jusuf Gërvallës
Andej Ibrit, si në shtet tjetër!

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në