Horoskopi ditor - 22.01.2017

Dashi

Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Te gjithë planetët do ju nxisin te dashuroheni pa dorashka dhe t'i shprehni ndjenjat sa me shume qe te mundeni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë edhe për disa kohe. Financat nuk do arrini dot t'i mbani nen kontroll edhe dikur te mundoheni pafund gjithë kohës.

Demi

Sot ju te dashuruarit do e lini tërësisht ne plan te dyte dashurinë dhe do merrni me te tjera gjera qe do ua mbushin ditën e do ju sjellin harmoni. Beqaret nuk do kenë asgjë te jashtëzakonshme ne jetën sentimentale, megjithatë nuk kane për te kaluar një dite te keqe. Ne planin financiar situata mund t'iu ndërlikohet edhe me tepër nëse shpenzoni si te çmendur dhe nuk mendoni për te nesërmen.

Binjaket

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te ndërlikohet gjate kësaj dite dhe madje ne disa momente mund te keni edhe probleme dhe mosmarrëveshje serioze me partnerin. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa me te t'i çuar gjerat me tej. Ne planin financiar bëjini me shume kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni asnjë lloj problemi.

Gaforrja

Pas një periudhe jo fort te mire për jetën tuaj ne çift, sot klima do filloje te ngrohet dhe do pajtoheni me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene edhe me te privilegjuar se ata pasi do takojnë persona vërtet me vlera te cilët do ju bëjnë propozime interesante. Financat do i keni gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj tronditje ne këtë fushe.

Luani

Nëse e keni gjetur tashme shpirtin tuaj binjak, yjet sot do krijojnë kushtet ideale qe ju te dashuroheni sa me shume. Pasditja dhe mbrëmja kane për te qene periudhat me te favorshme kur mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Financat nuk do jene aspak ashtu si i keni pritur kështu qe bëni kujdes dhe shmangni çdo lloj investimi te tejskajshëm.

Virgjeresha

Sot do keni diskutime te sinqerta me partnerin tuaj sot dhe do mund te vendosni edhe disa pika mbi "i" për çështje delikate. Secili do respektoje idetë dhe mendimet e njeri-tjetrit. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe me shume gjase do e ndryshojnë statusin e tyre me shpejt nga sa mendonin. Ne planin financiar do keni ide me te mira sesi ta organizoni situatën qe te mos keni tronditje.

Peshorja

Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën sot qe ta ndryshojnë rutinën qe i ka pushtuar dhe do fillojnë te bëjnë edhe plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do bëjnë disa gabime te pafalshme sot te cilat jo vetëm qe nuk do iu sjellin një lidhje, por mund t'i bëjnë te tjerët te krijojnë opinione te këqija. Financat do kenë përmirësime te vogla.

Akrepi

Ne planin sentimental, gjerat nuk do ju shkojnë ashtu si keni dashur ju te dashuruarve. Do keni një dëshirë te shfrenuar për me tepër pavarësi dhe liri. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap gjate kësaj dite, por duhet te bëjnë ende durim për te pasur ndryshime. Ne planin financiar do tregoheni te mençur dhe situata do ketë veçse përmirësime. Përgatituni te hiqni disa para mënjanë.

Shigjetari

Nëse prej kohesh jeni duke u menduar te bëni ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot është dita ideale. Yjet do i keni gjithë kohës pranë dhe do ju ndihmojnë te bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do kenë veçse dashuriçka kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do bëni mire te shpenzoni me kursim sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

Bricjapi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete disi delikate gjate kësaj dite. Për disa tema edhe mund te konfliktoheni me te dhe do mërziteni. Beqaret do vazhdojnë ta kenë te vështirë gjetjen e personit te duhur, megjithatë nuk duhet te reshtin se e kërkuari ne çdo vend ku do shkojnë. Ne planin financiar do jeni shume me te përgjegjshëm dhe gjendja do filloje pak nga pak te normalizohet.

Ujori

Sektori i dashurisë do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur nga yjet sot dhe nuk ka për t'iu ndodhur asnjë gjë e keqe. Shprehini edhe dëshirat sepse partneri mund t'ua plotësojë. Beqaret do ja kalojnë për mrekulli me miqtë e ngushte dhe me familjaret, prandaj nuk do kërkojnë asgjë me tepër për momentin. Financat do kenë here pas here tronditje te vogla. por asgjë për t'u alarmuar.

Peshqit

Do merreni vesh mire me partnerin tuaj sot dhe do mundoheni ne çdo moment t'ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur edhe pse disa persona te jashtëm do mundohen t'ua prishin planet. Beqaret ka mundësi te simpatizojnë dike, i cili as qe do t'ia dije për ata. Buxheti do jete i shkëlqyer kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

0 Shpërndarje

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +381 38 51 75 75 - MOB: +377 44 14 34 48;

Na ndiqni në