





![]() | Sot | 163 |
![]() | Dje | 698 |
![]() | Këtë javë | 2615 |
![]() | Javën e kaluar | 6004 |
![]() | Këtë muaj | 6824 |
![]() | Muajin e kaluar | 20546 |
![]() | Total | 639901 |
Përderisa po flisnim për fëmijërinë dhe adoleshencën, baca Adem tregoi se ka qenë fëmijë i urtë dhe i dashur me të gjithë. I kujton me mall ato kohë të bukura. Kujton shokët dhe lojërat që bënin. Tregoi se si ka pasur merak të luante futboll.
“E gjithë klasa luanim me top. Unë kam qenë portier i shkëlqyeshëm”, tha ai.
E sjellë në mend edhe momentin kur një shok ia ka thyer këmbën gjatë lojës: “Nuk shkova në shkollë nja dy muaj derisa m’u shërua këmba”, tha në vazhdim ai.
E pyetem se a ia ka falur shokut këtë gjë?
“Po, sepse nuk e bëri me qëllim. Dhe, në përgjithësi, di të fal”, tha aktori, i cili edhe një herë dëshmoi se është i veçantë dhe i hapur me të gjithë.