





![]() | Sot | 469 |
![]() | Dje | 729 |
![]() | Këtë javë | 2125 |
![]() | Javën e kaluar | 5604 |
![]() | Këtë muaj | 5407 |
![]() | Muajin e kaluar | 20546 |
![]() | Total | 638484 |
Përderisa ndalemi për pak çaste dhe bëjmë një “përmbledhje” të historisë sonë të dashurisë, i mendojmë të gjitha detajet, si: Ku e njohëm? Si ramë në dashuri? Kur e dhamë puthjen e parë? A ka qenë gjithmonë lidhja jonë e lumtur? etj., ndodh që në ekran del një këngëtar ose prezantues dhe na tërheq vëmendjen me zërin buçitës. Bëhemi kureshtarë edhe për historinë e tij apo të saj...
Ja disa nga detajet e VIP- lidhjeve, që mendojmë se u interesojnë...
Rrezarta Shkurta ia pa hajrin aksidentit!
A e dini si është njohur këngëtarja simpatike me bashkëshortin e saj, Ermalin? Është histori vërtetë, e çuditshme, por edhe e bukur në të njëjtën kohë. Teksa ishte duke ecur nëpër Tiranë me veturë, ajo përplaset me atë që do të bëhej burri i saj në të ardhmen. Fjalët e para që ia thanë njëri-tjetrit nuk ishin aspak të ëmbla. Përkundrazi, të nxehur se i dëmtuan veturat, ngritën tonet dhe u grindën, por ja që kjo zgjati fare pak. Veturat e tyre u rregulluan dhe ecin mirë sot e asaj dite. Po aq mirë ecë edhe dashuria e tyre... Prandaj, rroftë aksidenti!
Teuta Kurti - dashuri “on line”
E famshme është dhe historia e Teutës dhe Dardanit, të cilët u njohën në internet. Ata panë profilet e njëri-tjetrit në sajtin e famshëm “Hi5”, u pëlqyen dhe njëfarë kohe komunikuan në chat. Më pas vendosën të dilnin, gjë që mund të cilësohet si një çmenduri dhe diçka e guximshme nga ana e këngëtares.
Nuk ndodh rëndom të dalim në kafe me njerëz që nuk i njohim personalisht. Por, Teuta e bëri dhe nuk është penduar asnjëherë për këtë gjë.
Stine fsheh lidhjen me Ronela Hajatin
Historia e Ronelës me Stinen është bërë si puna e lules: “Më do, s`më do!”. Kështu, edhe shtypi rozë ka luajtur një kohë të gjatë me këta dy artistë: “Janë të lidhur, s`janë të lidhur”. Në fakt, kanë pasur një histori dashurie, madje një kohë të gjatë, por Nesti nuk ka pranuar. E kundërta ndodh me Ronelën, e cila, ndonëse ka respektuar vendimin e ish - të dashurit për ta mbajtur “top sekret” këtë histori dashurie, në rrethin shoqëror apo te gazetarët e besuar nuk ka ngurruar të pranojë se ka pasur diçka më tepër se sa miqësi me kantautorin.
Duket e çuditshme të fshehësh një alamet femre si Ronelën! Përkundrazi, ku ta gjesh të lavdërohesh se e ke pasur të dashur një si ajo?