





![]() | Sot | 469 |
![]() | Dje | 729 |
![]() | Këtë javë | 2125 |
![]() | Javën e kaluar | 5604 |
![]() | Këtë muaj | 5407 |
![]() | Muajin e kaluar | 20546 |
![]() | Total | 638484 |
Qumësht pastrues për lëkurë të yndyrshme
Shtrydhni një grejfrut dhe përzieni lëngun e tij me një gotë qumësht të ftohtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni për të pastruar fytyrën para gjumit. Njomni një copë pambuku të pastër dhe kaloni mbi gjithë fytyrën. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni fytyrën me pecetë të pastër.
Ujë trëndafili për sy të ënjtur
Zieni një litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidheni në të 20 petale trëndafili. Lëreni rreth 30 minuta, më pas kullojini. Lëreni ujin e trëndafilit të ftohet pak dhe bëni me të kompresa në sy.
Maskë me patate për rrathët e zinj të syve
Pastroni një patate dhe preni në feta shumë të holla. Shtroni fetat në sy dhe leni rreth 10 minuta. Më pas hiqeni dhe shpërlani fytyrën.
Tonifikues për flokë të dobët
Në një tas të vogël rrihni një kokërr vezë dhe gjysmë filxhani çaji me kos. Masazhoni me këtë masë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpërlajeni.
Zbutës për flokë të thatë
Në një enë përzieni dy kokrra vezë të rrahura me një lugë vaj ulliri, një lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë masë në flokë dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni. Do ta shihni se do të jetë efikase.
Krem pastrues për fytyrë
Nevojiten:
- ¼ kastravec (me lëkurë të prerë hollë)
- 1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë)
- 1 lugë sodë buke
- 1 kokërr vezë
- ¼ filxhan me kos
Përgatitja:
Hidhni në makineri grirëse pataten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni dy lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet në frigorifer dy ditë. Shtrojeni në pambuk ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpërlajeni fytyrën.