Marketing

  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot469
mod_vvisit_counterDje729
mod_vvisit_counterKëtë javë2125
mod_vvisit_counterJavën e kaluar5604
mod_vvisit_counterKëtë muaj5407
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar20546
mod_vvisit_counterTotal638484

Si ta dobësosh partnerin?

Meshkujt nuk trashen për të njëjtat arsye dhe në të njëjtën mënyrë siç trashen femrat. E njëjta gjë vlen edhe për humbjen e peshës. Ja, disa këshilla dhe rregulla për linjën mashkullore.
Zakonisht, meshkujt e grumbullojnë sasinë e dhjamit në pjesë të ndryshme të trupit: bark, krah, kraharor, qafë, fytyrë, shpatulla. Bëhet fjalë për peshën që quhet "androide", që do të thotë në pjesën e sipërme të trupit. Kjo lloj mbipeshe mund të shkaktojë komplikime metabolike, si: hipertension, diabet, nivele të larta të kolesterolit etj. Por, mund të shkaktojë edhe probleme kardiovaskulare, infarktin.
Përse ai dobësohet më parë se ti?
Te një grua pesha dhjamore është më e madhe se te meshkujt. Te femrat kjo peshë zë rreth 18 - 25 për qind të peshës së përgjithshme trupore, kurse te meshkujt zë 10 - 15 për qind. Pjesa e dobët te një mashkull (organet, muskujt) është më e madhe se te femrat, duke marrë parasysh faktin që për të ruajtur një masë të tillë organizmit i duhet të djegë më shumë kalori sesa për të konservuar masën e shëndoshë. Pra, është më se e kuptueshme se përse burrat dobësohen më shpejt se femrat.
Të dobësosh shpejt partnerin
Pjesa më e madhe meshkujve, me probleme linjash, kanë mbipeshë androide, që do të thotë në pjesën e sipërme të trupit. Ana më pozitive është që grumbullimi i dhjamërave në pjesën e barkut mund të eliminohet shumë shpejt në rastin e mbajtjes së një regjimi. Në fakt, qelizat dhjamore janë plot me yndyrë, por nuk janë të shumta në numër, siç ndodh në rastin e mbipeshës ginoide, në pjesën e poshtme të trupit. Kur mashkulli fillon të mbajë dietë, në përgjithësi, dobësohet shpejt dhe mirë, sepse nuk është mësuar, ashtu siç ndodh shpesh në rastin e grave, me ndryshime të shpeshta të peshës, që krijon rezistencë në humbjen e peshës.
Këshilla për meshkuj
Pothuajse të gjithë meshkujt i çmojnë armiqtë e betuar të linjave të rregullta: pjatat e yndyrshme, djathërat e yndyrshëm, pijet alkoolike. Duke qenë se dieta nuk është sinonim i asgjësimit të të ngrënit (mënyra më e mirë për të bërë të dështojë një dietë është të fillosh të hash në mënyrë të çekuilibruar), është e nevojshme të jesh i kujdesshëm ndaj kënaqësive që të jep e ngrëna me shumicë, lejoi vetes vetëm disa gëzime të vogla: të hash vetëm një fetë bukë në vend të katër fetave për çdo vakt, pi një gotë me verë në vend të katër gotave uiski dhe të dish të mbash një ekuilibër ushqi¬mor edhe pas dietës.
Të mos hash mëngjes është një zakon shumë i keq. Por, edhe të pish një kafe të shoqëruar vetëm me briosh nuk është mirë. Pas disa orësh aktivitet, organizmi ka nevojë për energji, por çifti kafe/briosh është shumë i yndyrshëm dhe shumë i sheqerosur. E rëndësishme është që të humbësh peshën pa i ndryshuar zakonet e ushqimit.
Ja, tetë rregulla për të buzëqeshur përsëri kur je mbi peshore:
1. Mëngjesin haje të bollshëm
2. Në rast se vëren se ka një vrimë në stomak, bëje zgjedhjen e duhur
3. Kujdes me sheqerin në pijet e nxehta
4. Paninet: ndrysho përbërësit e tyre
5. Zgjidh mënyrat e duhura të pjekjes
6. Kujdes me alkoolin
7. Evito djathin në çdo vakt
8. Kufizo konsumimin e bukës
MËNGJESI
Meny klasike:
- një lëng frutash, pa i shtuar sheqer
- një fetë buke
- 10 g gjalpë
- një lugë të vogël mjaltë ose marmelatë
- një kos frutash
- një pije të nxehtë pa sheqer
Meny tonike:
- një portokall ose lëng frutash
- dy feta bukë të zezë
- një fetë djathë pa yndyrë
- një pije të nxehtë pa sheqer
Meny fibre:
- drithëra me copa frutash
- 150 ml qumësht të skremuar
- pije e nxehtë pa sheqer
Meny ekzotike:
- Disa feta ananas të freskët
- një mango ose kivi
- një fetë bukë e zezë
- një fetë proshutë
- një fetë djathë
- pije e nxehtë pa sheqer
DREKA
Në zyrë:
- panine
- ton
- dy gjethe sallate
- disa feta domate
- një frutë
- një kos frutash
- ujë sipas dëshirës
Në mensë:
- drithëra (oriz) pa salcë
- peshk
- një fetë bukë
- sallatë frutash të stinës
- ujë sipas dëshirës
Në restorant:
- ushqime të skuqura
- perime jeshile
- një kos
- ujë sipas dëshirës
Në shtëpi:
- fruta deti në avull dhe oriz
- një fetë djathë
- një fetë bukë
- një frutë i stinës
- ujë sipas dëshirës
DARKA
Meny tradicionale:
- sallatë
-  mish i bardhë gjeli
- një fetë djathë
- një fetë bukë e zezë
- ujë sipas dëshirës
Meny klasike:
- supë me perime
- një fetë rosto pa dhjamë
- një fetë bukë e zezë
- një frutë i stinës
- ujë sipas dëshirës
Meny produktesh deti:
- mish i bardhë gjeli
- një fetë djathë
- një fetë bukë e zezë
- ujë sipas dëshirës