Marketing

  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot163
mod_vvisit_counterDje698
mod_vvisit_counterKëtë javë2615
mod_vvisit_counterJavën e kaluar6004
mod_vvisit_counterKëtë muaj6824
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar20546
mod_vvisit_counterTotal639901

Kosovari që e mësoi të vallëzojë Xhenifer Lopezin

Dritan (Toni) Dovolani është njëri nga koreografët më të njohur në botë për vallëzim klasik. Dy vite radhazi ka zënë vendin e parë në botë. Qe nëntë sezone shfaqet rregullisht në emisionin “Dancing with the stars” (Vallëzim me yje), që është më i shikuari në Amerikë.
Në filmin “Shall we Dance”, Toni ka qenë koreograf personal i aktorëve Riçard Giri dhe Xhenifer Lopez.
Jeton qe dy dekada në Amerikë, por gjithmonë në zemrën e tij qëndron atdhedashuria për vendlindjen. Pas njëzet vitesh, verës së vitit të kaluar, Driton Tovolani erdhi për herë të parë në Kosovë. Nuk kishte dashur që vizita e tij të bëhet e zhurmshme, sepse dëshira e tij ishte t’i vizitojë të gjitha vendet në Kosovë dhe të çmallet me njerëzit ku e kaloi fëmijërinë. Por, ai erdhi edhe për së dyti në Kosovë...
“Kam shumë kujtime të bukura nga Kosova. Kam shumë të afërm të familjes sime. Kur vizitova Kosovën m’u kënaq shpirti. A ka kënaqësi më të madhe që në kufi, kufitari të thotë: “Mirë se erdhe në vendin tënd!”. Kjo ka qenë ëndrra e popullit shqiptar dhe jam i lumtur që edhe këtë ëndërr e realizuam”, ka thënë Toni gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë.

Pikënisje – vallëzimi folklorik

Driton Tovolani është i lindur në vitin 1973 në Prishtinë. Babai i tij ishte me prejardhje nga Dibra e Madhe, ndërsa nëna nga Kosova. Djaloshi që po shkëlqen në skenat botërore për vallëzim klasik, hapat e parë i ka filluar në moshën tre vjeç në Prishtinë.
“Kur isha tre vjeç u mora me vallëzim folklorik, pastaj vallëzim klasik, break dance e lloje të tjera, që ishin në trend në atë kohë. Kur shkova në Amerikë isha 15 vjeç. Vitin e parë kam punuar për të mbajtur familjen, ndërsa në moshën 16 vjeç u regjistrova në shkollën e vallëzimit “Fred Astaire Dance Academy”, të cilën e përfundova me sukses. Në vitin 2005 fitova vendin e parë në kampionatin botëror të vallëzimit, ndërsa në vitin 2006 e mbrojta vendin e parë. Dy vjet radhazi jam shpall kampion i botës për vallëzim. Tash jam anëtar i jurisë i kësaj gare botërore”, shtoi ai.
Sukseset e tij nuk kanë fund. Toni merr pjesë në filmin “Shall we Dance”, në të cilin ka qenë koreograf personal i aktorëve të njohur botërorë - Riçard Giri dhe Xhenifer Lopez. Për nëntë muaj rresht, aktorët e Holivudit kanë qenë nën “diktaturën” e koreografit kosovar. Toni tregon përvojën e tij me yjet e famshëm.
“Në fillim kisha pak droje, por pas 2-3 orësh u bëmë të barabartë. E vendosa kapelën e mësuesit dhe ata me shumë respekt u përmbaheshin rregullave të mia. Riçard Giri është shumë i afërt. Ai është mik i ngushtë imi, njohës i mirë i çështjes së Kosovës dhe njeriu i parë që më ka uruar Pavarësinë. Po ashtu, edhe Xhenifer Lopezi është e mirë, punon shumë dhe është shumë profesionale në punën të cilën e bën”, shtoi mjeshtri i vallëzimit modern.

Me veshje kombëtare dhe shqiponjë

Toni prej vitesh është aktiv në serialin “Vallëzim me yje”, i cili xhirohet në Holivud, ndërsa vazhdon të jetë më i shikuari në Amerikë. Në këtë serial Toni shpeshherë ka treguar identitetin e tij kosovar, ku është prezantuar edhe me veshje kombëtare, me shqiponjë.
“Në çdo sezon shfaqem në ndonjë vallëzim me veshje kombëtare. Para se të shfaqesha me këto veshje në serial, regjisorët nuk dëshironin të më lejonin, por kur ua shpjegova se sa e rëndësishme është për popullin tim që të paraqitem me këtë veshje, thanë: “Bën çfarë të duash!”.
Valltari kosovar është i martuar me një princeshë, siç thotë ai, nga Dibra, me emrin Trëndelina. Ka tre fëmijë. Vajza e madhe, Luana, ndërsa binjakët - Adriani dhe Arjana.