Marketing

  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot469
mod_vvisit_counterDje729
mod_vvisit_counterKëtë javë2125
mod_vvisit_counterJavën e kaluar5604
mod_vvisit_counterKëtë muaj5407
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar20546
mod_vvisit_counterTotal638484

Kosovari që luan me aktoret e Holivudit

Armend Trnavën dikur e kemi zënë në gojë për sukseset e tij në futbollin anglez, me ekipin e “Chelsea”-së. Ndërkaq, këtë herë do të flasim për një depërtim të ri të tij shumë të rëndësishëm. Ka firmosur dy kontrata me dy kompani filmike në Holivud, të cilat do ta shndërrojnë futbollistin joshës në aktor të filmave. Ai do të bëhet i pari shqiptar që do të luajë përkrah seks - simbolit Karmen Elektra dhe është i vetmi shqiptar që ka miqësi të afërt me aktoren e famshme Selia Hanson. Me këtë të fundit ai ndan një kontratë në vlerë prej 1.5 milion dollarë.

Ke marrë ftesë për të luajtur në një film në Holivud. Më trego më detajisht se për çfarë bëhet fjalë?
- Bëhet fjalë për dy kompani shumë të madha filmike. Presidenti dhe regjisori i kompanisë “Tayron Entertainment Group”, Xhems Ordonez, më ka ftuar personalisht të luaj një rol në filmin “Havana Heat”, ku do të kem nderin të luaj përkrah aktorëve shumë të njohur, si: Adrian Paul, Karmen Elektra , Estella Varren, Don Johanson dhe Pamela Anderson. Ndërsa, kompania “Indie Marketing Genius” më ka ofruar kontratë dy vjeçare duke përfshirë shumë fusha, si: modelim, aktrim, reklama etj. Kjo kompani, po ashtu, ndërmjetëson në lidhjet me produksionet e mëdha filmike në Amerikë. 

Si arritët në Holivud?
- Në kompaninë “Tayron Entertainment Group” kam arritur me ndihmën e menaxherit tim anglez të futbollit, Majkëll Villams, i cili është edhe drejtor i firmës “Formula 1” dhe i ka aksionet e veta në këtë kompani. Me ndihmën e tij arrita deri te zotëri Villiams, i cili pëlqeu aftësinë time dhe më ofroi një rol. E pranova ofertën me kënaqësi. Ndihem me fat që më është ofruar ky shans. Holivudin e ka ëndërr çdokush. Ndërsa, në kompaninë “Indie Marketing Genius” më është ofruar kontratë dy vjeçare nga vetë presidentja Bobi Miller. 

Muajin që vjen do të udhëtosh për në Holivud. Ëndrra po të realizohet përfundimisht, apo jo?
- Po, do të udhëtoj me kënaqësi për të realizuar pjesën tjetër të ëndrrës. Atje më presin njerëz dhe shumë angazhime. 

Me profesion nuk je aktor. Sa beson te vetja që do të kesh sukses, pasi nuk flasim për fushën e blertë e as për pista mode, por për një film që do të kushtojë miliona dollarë?
- Unë nuk jam aktor, por besoj në aftësitë që kam. Kam talentin, jam i zgjuar dhe mendoj që di të sillem mirë me kamerat, njerëzit. Pastaj, shoqëria ime janë njerëz të artit, filmit, muzikës, futbollit. Gjatë gjithë jetës kam qenë me ta dhe di se si shkojnë këto punë. Filmat ku do të luaj janë me buxhet mbi 100 milionë dollarë, andaj përgjegjësia është e madhe, e di, por shpresoj t’ia dalë mbanë dhe të mos e zhgënjej askënd, përfshirë edhe veten.

Të ndalemi pak te moda, fushë e provuar nga ju. Kemi kuptuar se në adresën tuaj kanë ardhur shumë ftesa nga agjensione të ndryshme amerikane. Për çfarë konkretisht bëhet fjalë?
- Profesioni im është futbolli. Modelimi për mua është vetëm hobi. Gjithsesi, kur luan në ekipe të mëdha, atëherë është normale të të hapen shumë dyer edhe në fushën e shou-bizit. Deri më tash kam reklamuar për firmat: “Indie Marketing Genius”, “Adidas”, “Tantel”, “Patric Hellman”, “Cigare Murati”, etj. Jam në bisedë edhe me firmat: “Elita” në Nju - Jork, “Managmant” dhe “Tramp”.

Futboll, modë, aktrim – një miksim interesant apo jo?
- Kombinim interesant. Shumë futbollistë, pos që luajnë futboll, merren edhe me gjëra të tjera, si: modelim e aktrim. Dua të shtoj se për mua futbolli është mbi të gjitha, ndërkaq sa u përket fushave tjera, atëherë inkuadrohem vetëm nëse më leverdis shumë dhe nuk më dëmtojnë në profesion. Pra, unë nuk vrapoj nëpër agjensi për të fituar ndonjë reklamë. Vetëm pres oferta. 

Do ta tradhtosh futbollin ndonjëherë?
- Momentalisht nuk mendoj për këtë gjë, sepse jam aktiv. Unë nuk do ta tradhtoj kurrë futbollin, por kur të më ikën koha do të merrem me diçka tjetër. Gjithsesi, ndeshjet do t’i përcjell gjithmonë.

Rikthehemi sërish te filmi. Pse mendon që presidenti i firmës “Tayrona Enteretainment Group” të zgjodhi pikërisht ty për të luajtur në filmin e tij?
- Edhe në Holivud mendoj se është njëjtë si në çdo vend tjetër dhe po pate lidhje depërton lehtë. Pata fatin që dëshirën time ta realizoj me lehtë pasi menaxheri im i futbollit ka autoritet në Holivud.

Ke bërë famë si futbollist në Angli, po pretendon karrierë prej aktori në Holivud, e në Kosovë?
- Unë i kam tejkaluar kufijtë e Kosovës. Megjithatë, jam i zhgënjyer me rrjedhën e gjërave në Kosovë. Këtu nuk i çmojnë talentet. Kurrë nuk kam gëzuar ndonjë gjë të mirë në vendin tim. Më vjen keq për këtë gjë.

Jeni miq me aktoren holivudiane Selia Hanson?
- Selia Hansen është një aktore profesionale e Holivudit, e cila ka lindur në Norvegji, por për shkak të angazhimeve në fushën e artit jeton në Los Anxhelos. E njoh qe shumë kohë dhe është njëra nga mikeshat e mia më të mira. Me të kam bashkëpunuar edhe në një reklamë të “Ipko”-s së Sllovenisë, me kontratë 1.5 milion euro në vit. Nuk e mohoj se miqësia me të më ka ndihmuar shumë.

Me sa di, së bashku me Selian keni dhuruar donacion për vërshimet në Shkodër, apo jo?
- Po, kemi grumbulluar 100 mijë dollarë për vërshimet që ndodhën në Shkodër. Ishte ide imja dhe e Selias që t’u ndihmojmë sado pak njerëzve që, me të vërtetë, kishin nevojë në ato momente. Biseduam me disa menaxherë të federales së futbollit të “Fifa”-s, të cilët pëlqyen iniciativën tonë dhe, pa dyshim, na përkrahën. Në Shkodër u takuam me kryetarin e Bashkisë, Lorencin, i cili na propozoi që ato para t’i shpërndanim në shkolla ose në tendat ku ishin sistemuar njerëzit e dëmtuar nga vërshimet. Ajo që më ka lënduar më së shumti dhe që më ka bërë të mos e marr më guximin për iniciativa të tilla ishte sjellja e komunës së Shkodrës, e cila na priti në mënyrën më të keqe të mundshme, duke na lënë të presim në korridor të komunës me orë të tëra dhe në fund nuk i dhanë, së paku, një mirënjohje Selias, e cila la shumë punë dhe ofroi ndihmën e saj aq sa mundi. Një mirënjohje nuk merr më shumë se 30 minuta kohë për t’u shkruar, megjithatë shqiptarët nuk e bënë as këtë. U kthyem të zhgënjyer.

Kam përshtypjen sikur nuk të pëlqen fakti se je shqiptar apo jo?
- Jam shumë krenar që jam shqiptar dhe këtë e tregoj e do ta tregoj kudo që të prezantohem. Por, nganjëherë dëshpërohem me vëllezërit e mi, të cilët nuk e qajnë kokën sa duhet aty ku e lyp nevoja. Shpresoj të ndryshojmë.

Suksese të mëtejme!
- “Kosovarja” përherë më ka dhënë mbështetjen e duhur. Nuk i harroj intervistat, të cilat janë përkthyer e lexuar nga kolegët e mi jashtë Kosovës. Faleminderit shumë!

-----------------------------------------------------------

Miqësia e afrët me aktoren hollivudiane Selia Hansen...

Është e vërtet se me Selian jemi miq shumë të mirë. Me të kam miqësi dhe bashkëpunim. Kemi pasur disa ekperienca pune bashkë në sferen e modelimit e tash besojm edhe atë të filmit, pasi Selia pos që është aktore e zonja është edhe një modele e përkryer. Është shumë profesionale në çdo gjë që e bënë. Kam mendim tejet pozitiv për të, por jo vetëmj unë që jam mik i saj, por edhe të tjerët të cilët kanë pasur rastin të punojn. Selia është shumë e angazhuar në industrin e filmit në Hillivud, ajo veç sa ka aktruar në dy prej episodeve të shoë-të ,,Kirstie alleys big life,,. Unë kam punuar em të për reklamen e Ipkos së Maqedonisë.

-----------------------------------------------------------

Miqtë dhe familja...

Miqtë janë gjithnjë të rëndësishëm për mua, ama miqtë të cilët i njoh mirë dhe e di që nuk mund të më zhgënjejnë. Familja është e shenjët. Po më gëzon fakti që këto ditë do të udhëtoj drejt Amerikes, pasi do të takoj shumë njerëz që më kanë munguar, ndër ta familjen time që është në Chikago, për të cilët më ka marr malli shumë.