Marketing

  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot163
mod_vvisit_counterDje698
mod_vvisit_counterKëtë javë2615
mod_vvisit_counterJavën e kaluar6004
mod_vvisit_counterKëtë muaj6824
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar20546
mod_vvisit_counterTotal639901

Fjala e Redaksisë

Revista “Kosovarja” është njëra ndër revistat më jetëgjata në Kosovë. Filloi të botohej në vitin 1971. Selia e saj ishte në barakat e revistave afër Stadiumit të qytetit. Pastaj, selia kaloi në Pallatin e Shtypit në Prishtinë. Ishte organ i Lidhjes së Grave të Kosovës. Deri në vitin 1994 ishte revistë që doli një herë në muaj, kurse nga ky vit e përdyjavshme. Në periudhën e okupimit serb në Kosovë, me ndaljen e të vetmes gazetë të përditshme “Rilindja”, “Kosovarja” bashkë me disa revista të tjera u botua edhe si gazetë ditore.
Në vitin 1992 “Kosovaren” dhe revistat e tjera i larguan nga Pallati i Shtypit. Një kohë punëtorët mbetën në rrugë. Në vitin 1994, me kërkesën e disa individëve në Zvicër, filloi botimi i “Kosovares” së pari në Diasporë, e në ndërkohë edhe në Kosovë, edhe pse nuk mungonin kërcënimet e pushtetit serb. Tirazhi i saj në këtë kohë sa vinte e shtohej, e që ishte edhe nxitje për botimin e saj edhe më me përkushtim, pavarësisht rrethanave të okupimit. “Kosovarja” ishte, njëherësh, edhe abetare dhe përcjellëse e të gjitha ngjarjeve që ndodhën në vend para lufte. Me shkrime përcolli të gjitha ngjarjet që ndodhnin në terren, duke përfshirë këtu edhe intervista të ndryshme me komandantë dhe ushtarë të UCK-së dhe popullatën që ishte në flakën e luftës. Vlen të përmendet se “Kosovarja” pas masakrës në familjen Jashari në Prekaz, botoi fotoset e para të komandantit Adem Jashari dhe të anëtarëve të familjes së tij, ku, me ç’rast, është veçuar posteri i Adem Jasharit, me të cilin dilnin në protesta e demonstrata shqiptarët kudo në Kosovë dhe në Diasporë.
As gjatë luftës “Kosovarja” nuk pushoi. Ajo me një pjesë të Redaksisë, gjatë qëndrimit të tyre në Shkup, përgatitën dhe e botuan “Kosovaren”, e cila shpërndahej në Diasporë dhe në Maqedoni.
Pas lufte Redaksia e “Kosovares” u kthyen përsëri në Pallatin e Shtypit në Prishtinë dhe vazhduan punën e tyre. Në vitin 2001 “Kosovarja” u privatizua dhe punon si revistë plotësisht e pavarur. Ndërkohë, Pallati u mbyll për të gjitha mediumet, kështu që punëtorët e “Kosovares” mbetën përsëri në rrugë, e që u imponua të gjejnë lokal me qira, ku veprojnë edhe tash.