Marketing

  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
  • Revista Kosovarja
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot163
mod_vvisit_counterDje698
mod_vvisit_counterKëtë javë2615
mod_vvisit_counterJavën e kaluar6004
mod_vvisit_counterKëtë muaj6824
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar20546
mod_vvisit_counterTotal639901

Stafi

Gani Dili, editor dhe kryeredaktor
Isa Ilazi, redaktor
Sokol Murturi, reporter i lirë
Nderim Neziri, gazetar dhe redaktor i shtojcës “Boom”
Arben Gjinaj, gazetar
Arbëreshë Aliçkaj, fotoreportere
Driton Dili, menaxher
Nazmi Rrmoku, sekretar

 

Isa Ilazi

U lind në vitin 1951, në Prelez të Ferizajt, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën Normale dhe fakultetin – Dega e Letërsisë Shqipe, i kreu në Prishtinë. Në gazetari punon që nga viti 1980, në revistën “Shkëndija”, në fillim si gazetar, e pastaj në cilësinë e redaktorit. Në revistën Kosovarja është që nga viti 1996, ku punon edhe tash.
Ka të botuar përmbledhjen novelë e tregime me titull “Rrugë pa kthim”, në vitin 1998.


Sokol Murturi

U lind në vitin 1959 në Gadime Të Lipjani, ku edhe kreu shkollën fillore, të mesmen në Ferizaj, kurse fakultetin - Dega e Letërsisë në Prishtinë.
Ka punuar gazetar në gazetën e studentëve “Bota e re” në vitet 1980 – 1984, pastaj në revistën “Fjala jonë”, ku ishte kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës tri vjet me radhë. Më pas kalon në gazetën “Koha ditore” tetë vjet. Një vit ka punuar në gazetën ditore “Kosova sot”, kurse në revistën “Kosovarja” punon që nga viti 1999.
Ka botuar shkrime në gazetën shqiptare “Albania”, ka raportuar edhe në Televizionin austriak “ORF2” dhe në shumë mediume të tjera.
Merret me reportazhe të lira dhe fejtone, ku edhe veçohen punimet e tij.


Nderim Neziri
U lind në vitin 1984 në Gjakovë, ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Në Prishtinë kreu fakultetin Filozofik – Dega e sociologjisë. Në vitin 2000 fillon punën në revistën “Kosovarja”, si bashkëpunëtorë, e më vonë edhe gazetar i rregullt. Tash është redaktor i shtojcës “Boom” të “Kosovares”.
Punon edhe në Radio Gjakovë, në cilësinë e gazetarit dhe folësit. Ndërkohë, ka punuar edhe si gazetar i shumë revistave të kohës, si” “Miss”, “Rreze” etj.


Arben Gjinaj

U lind në vitin 1981 në Novosellë të Epërme, komuna e Gjakovës, ku kreu edhe shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Gjakovë. Dy vjet ka jetuar në Zvicër. Pas rikthimit në Kosovë, në vitin 2001, ka regjistruar Fakultetin e Gazetarisë në Prishtinë, të cilën edhe e ka kryer, ndërkohë është absolvent në Fakultetin Filologjikë – Dega e gjuhës dhe letërsisë gjermane.  Që nga viti 2003 merret me gazetari. Fillimisht ka bashkëpunuar me revistat: “Shpresa”, “ Zëri javor”, e më pas edhe me revistën “Jehona”.  Në vitin 2004 fillon bashkëpunimin me revistën “Kosovarja” për të kaluar në gazetar të rregullt, ku edhe vazhdon të jetë aktiv. Përveç kësaj, është bashkëpunëtor edhe në gazetën ditore “Zëri”, si dhe në të përdyjavshmen “Tung” dhe “Nata”.


Arbëreshë Aliçkaj

U lind në vitin 1979 në Llaushë. Në Skenderaj  kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ndërkohë jetoi edhe në Zagreb të Kroacisë.
Në Prishtinë, në vitin 1998, studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Po në këtë vit filloi të bashkëpunojë me fotografi në Revistën “Kosovarja”, ku më vonë u bë edhe fotoreportere. Herë pas here merret edhe me shkrime, ku zhvilloi intervista të ndryshme me fytyrat tona publike.
Ka organizuar ekspozitën nga ngjarjet e luftës në Tuluz të Francës, ku edhe janë veçuar punimet e saj.

Driton Dili, drejtor marketingu

U lind në Prishtinë, në vitin 1973, ku kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Studioi letërsinë në Universitetin e Prishtinës. Në revistën “Kosovarja” punon që nga viti 2004.

 

Bashkëpunëtorë:
Florë Morina
Izjah Celaj
Pranverë Behluli
Fatbardhë Gashi
Gentianë Kastrati