





![]() | Sot | 469 |
![]() | Dje | 729 |
![]() | Këtë javë | 2125 |
![]() | Javën e kaluar | 5604 |
![]() | Këtë muaj | 5407 |
![]() | Muajin e kaluar | 20546 |
![]() | Total | 638484 |
Kur kënga buron nga këngëtarët e mirëfilltë, ajo kënaq kërshërinë e gjithsecilit, qoftë edhe në momentet marramendëse të jetës. Njeriu që është gjithnjë i preokupuar me volumin anatomik të profesionit sjell mesazhe që kanë forcë sa shkencore, sa estetike, sa identitare, por mbi të gjitha është përjetësi e qenies. Këngëtari qëndron mbi qenien, shpeshherë futet brenda saj dhe është vetë realiteti i kuptuar dhe i dhënë në formën më të pastër dhe më të sinqertë. Kënga ka forcë magnetike!
Si e gjejnë elanin dhe forcën këngëtarët që të kënaqin kërshërinë e aderuesve të shumtë? A e meritojnë të braktisen tërësisht njerëzit kur kanë përfunduar misionin e tyre? Cila gjendje e shtyn njeriun të kërkoj lëmoshë, të lutet, të përgjërohet? Si jeton tash Xhejlane Gutiqi, dikur këngëtare shumë e njohur?