





![]() | Sot | 163 |
![]() | Dje | 698 |
![]() | Këtë javë | 2615 |
![]() | Javën e kaluar | 6004 |
![]() | Këtë muaj | 6824 |
![]() | Muajin e kaluar | 20546 |
![]() | Total | 639901 |
Trashëgimia shqiptare, me artin e saj të përsosur, është shndërruar në zeje, e që tash kërkon kohë dhe përkushtim për t’u rimëkëmbur.
Përkushtimi për traditën, lidhja shpirtërore me punën, eleganca në dukje, karakteri permanent i një kombi, lashtësia e bartjes, identiteti shqiptar, funksioni elementar i përdorimit, funksioni estetik i modelimit, nevoja materiale për të mbajtur familjen, janë disa nga “çudirat” që bashkëjetojnë me veshjen kombëtare të grave të Rugovës. Po, cila e vërtetë qëndron ende gjallë? Sa jemi kombëtar dhe sa të “asimiluar”? Pse veshja kombëtare e rugovaseve është nga më të veçantat e të gjitha trevave shqiptare? Cila është “ fabrika” për prodhimin e kësaj veshje me lashtësi sa vetë lashtësia e popullit të saj? Si u bë që një veshje të qëndrojë në trend me shekuj? Për këto dhe të tjera personazh i këtij shkrimi është Bike Lajçi, nga fshati Shtupeq i Vogël i Rugovës së Pejës, e që tash jeton në Pejë.