Marketing

Anketa

A deshironi qe Revista Kosovarja te shitet edhe Online, per Ju ne Diaspore

(4095 votes)

89.8%
10.2%

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot957
mod_vvisit_counterDje1273
mod_vvisit_counterKëtë javë4476
mod_vvisit_counterJavën e kaluar9087
mod_vvisit_counterKëtë muaj30805
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar45317
mod_vvisit_counterTotal1215115

Jeta

E kaluara historike e popullit shqiptar nuk duhet të mbetet e kaluar. Ajo duhet të gërshetohet me historinë e sotme, për ta plotësuar historinë shtetërore. Po, çfarë mund të themi për dëshmorin Sabit Sadikaj? Cila është historia jetësore e tij? Si u detyruan ta pranonin në radhët e UÇK-së, edhe pse ishte djalë hasreti? Si i ka përjetuar nënë Shakja mungesat e të birit të vetëm? Cili ishte fati apo fatkeqësia e këtij dëshmori? Si jetojnë njëmbëdhjetë femrat e kësaj familje, pa mashkull në shtëpi?

Këto pyetje e “detyruan” nënë Shakën të lotonte gjatë gjithë bisedës sa biseduam bashkë dhe të ofshante nga thellësia e zemrës. E “vizituam” në shtëpinë e saj, në fshatin malor Dashimoc të Deçanit, ku jeton e vetmuar, pa zë njeriu në shtëpi.

Fshati Morinë i komunës së Skënderajt është fshat i vogël. Në këtë fshat, konkretisht në oborrin e shkollës, te vendi i quajtur “Fusha e bunarit të madh”, janë tre gurë të mëdhenj, për të cilët thuhet se i përkasin kohës së kreshnikëve. Sipas mësuesit në pension, Kamer Hotit, gurët llogariten të shenjtë dhe kur dikush ka tentuar t’i dëmtojë, ka pësuar fatkeqësi...

“A thua, si do t’i kaloj ditët pa Memlin tim të dashur? Edhe pse para ikjes së tij për në Amerikë mundohej të më bindte se largësia më nuk paraqet pengesë, meqë rrjeti i internetit tashmë e ka pushtuar botën, që të dy e dinim se nga dashuria jonë disavjeçare do të mbesin vetëm kujtimet dhe fotot tona bashkë në diskotekat e Prishtinës, të cilat, me kohë, do të zbeheshin...

Mjafton ta përmendim masakrën e Dubravës së vitit 1999 dhe vetvetiu përfytyrohet çmenduria njerëzore e policëve serbë, në ato ditë maji të vitit 1999. Në burgun e Dubravës u zhvilluan histori të dhimbshme dhe të përgjakshme ndaj njerëzve të pafajshëm të akuzuar për terrorizëm. Pamëshirshëm u vranë nga afërsia 150 të burgosur shqiptarë dhe 200 të tjerë u plagosën rëndë a lehtë.

Jeta e ngulfatur nga barra e varfërisë është e rëndë, e neveritshme. Asgjë nuk e zbutë dhembjen, stresin dhe ndikimin negativ psikik, kur njeriu ndjen se është tretur ndjenja e respektit, e solidaritetit dhe e përkrahjes së njeriut për njeriun…