Marketing

Anketa

A deshironi qe Revista Kosovarja te shitet edhe Online, per Ju ne Diaspore

(4095 votes)

89.8%
10.2%

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot961
mod_vvisit_counterDje1273
mod_vvisit_counterKëtë javë4480
mod_vvisit_counterJavën e kaluar9087
mod_vvisit_counterKëtë muaj30809
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar45317
mod_vvisit_counterTotal1215119

Sociale

E kaluara historike e popullit shqiptar nuk duhet të mbetet e kaluar. Ajo duhet të gërshetohet me historinë e sotme, për ta plotësuar historinë shtetërore. Po, çfarë mund të themi për dëshmorin Sabit Sadikaj? Cila është historia jetësore e tij? Si u detyruan ta pranonin në radhët e UÇK-së, edhe pse ishte djalë hasreti? Si i ka përjetuar nënë Shakja mungesat e të birit të vetëm? Cili ishte fati apo fatkeqësia e këtij dëshmori? Si jetojnë njëmbëdhjetë femrat e kësaj familje, pa mashkull në shtëpi?

Këto pyetje e “detyruan” nënë Shakën të lotonte gjatë gjithë bisedës sa biseduam bashkë dhe të ofshante nga thellësia e zemrës. E “vizituam” në shtëpinë e saj, në fshatin malor Dashimoc të Deçanit, ku jeton e vetmuar, pa zë njeriu në shtëpi.

Jeta e ngulfatur nga barra e varfërisë është e rëndë, e neveritshme. Asgjë nuk e zbutë dhembjen, stresin dhe ndikimin negativ psikik, kur njeriu ndjen se është tretur ndjenja e respektit, e solidaritetit dhe e përkrahjes së njeriut për njeriun…

“Nuk di sa ka qenë ora kur kam dal nga shtëpia, por di se ishte shumë herët dhe pak njerëz shihje rrugës. Tash është mesdita dhe ende s’kam shti gjë në gojë, sepse deri tash i kam fituar vetëm dy euro dhe nuk di çka të bëj me to: t’i ruaj për në shtëpi apo të ha pak bukë me to”, janë fjalët e Ymer Gashit, nga Prishtina, 43 vjeç, i cili çdo ditë, në borë e shi, në të ftohtë e vapë del në pazar, në Tregun e Gjelbër për të punuar me kolicë...

Kur kënga buron nga këngëtarët e mirëfilltë, ajo kënaq kërshërinë e gjithsecilit, qoftë edhe në momentet marramendëse të jetës. Njeriu që është gjithnjë i preokupuar me volumin anatomik të profesionit sjell mesazhe që kanë forcë sa shkencore, sa estetike, sa identitare, por mbi të gjitha është përjetësi e qenies. Këngëtari qëndron mbi qenien, shpeshherë futet brenda saj dhe është vetë realiteti i kuptuar dhe i dhënë në formën më të pastër dhe më të sinqertë. Kënga ka forcë magnetike!
Si e gjejnë elanin dhe forcën këngëtarët që të kënaqin kërshërinë e aderuesve të shumtë? A e meritojnë të braktisen tërësisht njerëzit kur kanë përfunduar misionin e tyre? Cila gjendje e shtyn njeriun të kërkoj lëmoshë, të lutet, të përgjërohet? Si jeton tash Xhejlane Gutiqi, dikur këngëtare shumë e njohur?