E zonja, e dalluar në gatime, gjithmonë gati për ta bërë më të mirën në shije dhe cilësi. Afërdita Zogaj-Bazaj është bërë e njohur në Gjermani për gatimet tradicionale shqiptare, sidomos pas hapjes së biznesit të saj inster@kuzhina_e_aferdites në Ehingen Donau të Gjermanisë.
Afërdita Zogaj-Bazaj nga qyteti i Pejës, qysh në moshën 12 vjeçare e la vendlindje për të shkuar bashkë me familjen në Gjermani. Largimi në moshë të vogël nga vendlindja, nuk e distancoj asnjëherë nga rrënjët e saj, origjina, tradita dhe shija e pa krahasueshme e ushqimeve tona, që ajo i gatuan me shumë pasion, dashuri dhe profesionalizëm.
Thotë se gjithmonë e ka dashur gatimin, madje qe në fëmijëri, ndërkaq vite më vonë ra në dashuri me gatimet tradicionale shqiptare, që sot i përgatit për një klientelë të gjërë që bëjnë porosi të flijave, piteve, byrekut, bakllavave, trileqeve, e ushqimeve të tjera, të gjjtha me shije 100 % origjinale.
Afërdita, thotë se punën e bënë me shumë zemër dhe gjithmonë duke buzëqeshur, ndërkohë që na tregon se ushqimet më të porositura nga klientët janë bakllava dhe flija.
Eshtë bashkëshorte dhe nënë e lumutur dhe për revisten “Kosovarja” tregon se ka një familje të shëndoshë e që e përkrahin në çdo aspekt. Profesionistja e kuzhines, e falenderon edhe nënë e saj që e ka edukuar dhe mësuar siç duhet.
Kjo është faqja e Afërdita Zogaj-Bazaj në Instagram, ku edhe bëhet numri më i madh i porosive.