Ja pse duhet ta lyeni fytyrën me vodkë

Ja pse duhet ta lyeni fytyrën me vodkë
Ja pse duhet ta lyeni fytyrën me vodkë
Ja pse duhet ta lyeni fytyrën me vodkë

Është mahnitëse se si pija juaj më e pëlqyer si një martini ose vodka mund të përdoret në rutinën tuaj ditore.

Përveç se mund ta pini, vodka mund të bëjë mrekulli në lëkurën tuaj, flokët, këmbët dhe dhëmbët.

Ju mund ta përdorni vodkën e mbetur në një mënyrë interesante për ta rritur bukurinë tuaj, transmeton Gazeta Express.

Kështu mund të përdoret vodka:

Për pastrimin e fytyrës
Vodka mund të përdoret për të pastruar në mënyrë efikase fytyrën tuaj. Zhyteni një copë pambuku në vodka dhe aplikojeni në fytyrë. Do t’i pastrojë poret dhe do të forcojë lëkurën tuaj.

Për flokë
Nëse dëshironi flokë më të shëndetshme dhe më të bukura, atëherë shtoni pak sasi të vodkës në një shishe shamponi dhe përdoreni për t’i larë flokët, transmeton Gazeta Express.

Rifreskoni këmbët me vodka
Vendoseni shputën në vodka për ta rifreskuar atë. Nëse dëshironi eksperiencë freskuese më të gjatë, hidhni pak vodka në këpucët tuaja.

Largoni insektet
Në vend se të përdorni sprej toksik kundër insekteve, përdorni vodka për t’i vrarë insektet. Shtoni pak vodka në një shishe spreji dhe përdoreni si ilaç kundër insekteve.

Për dhimbje të dhëmbit
Nëse frikësoheni nga trajtimi i dentistit, atëherë vodka do t’ju ndihmojë. Aplikoni një sasi të vogël të vodkës në zonën e prekur dhe harrojeni dhimbjen e dhëmbit.

Loading...