Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve

Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve
Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve
Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve

Kallot janë një problematikë dermike që prekin thuajse 60% të personave në botë . Ato janë një masë e trashë lëkure e vdekur që krijohet zakonisht në thembrat e këmbëve, por mund të shfaqen edhe në duar.

Përveçse nuk janë aspak estetike, shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion. Shkaqet e kallove mund të jenë të ndryshme duke filluar nga thatësia e lëkurës, këpucët e papërshtatshme dhe përdorimi i tyre pa çorape, si dhe infeksione të ndryshme të lëkurës. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të dini si të kujdeseni për këmbët.

Ju zbulojm një recetë tejet të thjeshtë që do të largojë përfundimisht kallot nga këmbët tuaj.
Përbërësit janë: 4 aspirina, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle uthull molle dhe lëngu i 1 kokrre limoni.

Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur, më pas vendosini në një enë të pastër. Shtoni lëngun e limonit, ujin dhe uthullën e mollës. PërziejIni sëbashku derisa të formohet një masë homogjene. Lyejini këmbët me masën e krijuar dhe më pas vishni një palë çorape pambuku. Aspirinat duhet të veprojnë për 50-60 minuta. Në fund shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

Aspirinat stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë dhimbjet e inflamacionin. Kjo metodë këshillohet të përdoret dy herë në javë.

Loading...

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +381 38 51 75 75 - MOB: +377 44 14 34 48;

Na ndiqni në