Ia dhashë virgjërinë vetëm pse kisha interes nga ai

Ia dhashë virgjërinë vetëm pse kisha interes nga ai
Ia dhashë virgjërinë vetëm pse kisha interes nga ai
Ia dhashë virgjërinë vetëm pse kisha interes nga ai

Jam nxënëse nga një fshat i Podujevës. Tash jam maturante në shkollë të mesme. Ëndërr imja është të shkoj në studime në Prishtinë, ta kryej fakultetin, të gjej të dashur atje dhe ta jetoj jetën si dua, sepse këtu ku jam tash nuk është rrethi për një gjë të tillë. Këtu nuk kam shumë mundësi për të jetuar ashtu siç ëndërroj, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, L., nga Podujeva.

Kur u regjistrova në shkollë të mesme në Podujevë,  shihja ndryshimin ndërmjet nivelit të jetesës sime me atë të bashkëmoshatarëve të mi që jetonin në qytet. I kërkoja familjes ndonjë para, por ata nuk kishin. Shihja vajzat që shkonin në lokal, por unë nuk mund të shkoja. Ato shkonin te njëra-tjetra edhe në ditëlindje, në kafiq, kurse unë jo, sepse i kisha xhepat e zbrazët, pa para. Ndihesha shumë e mënjanuar dhe sa s’më vinte të plasja kur shihja shoqet që shkonin pas mësimit në kafiq, kurse unë duhej të kthehesha në shtëpi.

Një ditë, një shoqe e klasës më tha se një shok i të dashurit të saj i kishte kërkuar të më njoftonte me të. Më tha: “Ti atij i pëlqen shumë. Si thua, do vish me ne në kafiq që ta njohësh?”. Unë u shtanga. Nuk dija si të veproja. Por, më në fund, thashë – ta provoj edhe këtë gjë... Dhe, pas mësimit shkuam në kafiqin ku do takoheshim. Aty ishte edhe ai... për të cilin më kishte folur ime shoqe. U takuam... Ai më ftoi të uleshim në një kënd, ku edhe ndodhej një tavolinë e zbrazët, pa njerëz. Dhe, teksa bisedonim, ai më tha se jeton në Londër, por ka nja një muaj që ka ardhur, me qëllim që të njihet me një femër se atje nuk ka edhe aq shumë shqiptare të pamartuara... Më tha se më kishte parë kah dilja nga shkolla dhe se i pëlqeja, pasi unë nuk rrija në lokale si të tjerat dhe se mu një si unë i duhem atij. Thënë të drejtën, unë nuk shkoja në lokale për arsyet që thashë pak më parë, por atij nuk doja t’ia tregoja. Mendova se kështu atij do i pëlqeja edhe më shumë.

Atë ditë, pasi qëndruam në kafiq nja një orë bashkë ai edhe më puthi. Ishte puthja ime e parë. E kisha menduar të ishte ndryshe, me një njeri që do e doja shumë, në një vend më romantik, por nuk e di - një zë i brendshëm më thoshte që me të do kaloja shumë mirë dhe nuk do kisha probleme.

Kështu, filluam të dilnim çdo ditë pas mësimit. Ai më thoshte se duhet të dilnim vetëm bashkë, sepse ishte shumë xheloz. Pranova, sepse për mua e rëndësishme ishte të dilja me dikë, pasi mërzitesha shumë kur shkoja direkt në shtëpi pas shkolle.

Por, shoqet e klasës, nga xhelozia, filluan të talleshin me mua se si ai netëve të vona ndodhet edhe me femra të tjera dhe se mua më kishte lodër... Një ditë pas mësimit nuk u takuam dhe shkova drejt e në shtëpi. Mendoja për lidhjen time. Atij ditë më parë ia dhurova edhe virgjërinë, por nuk ndjeja dashuri për të... Nuk dua të mendoj se ajo që dua unë janë vetëm paratë e tij, edhe pse me paratë e tij tashmë jam krejt ndryshe: e veshur më bukur, e pispillosur, madje kam edhe para që shkoj në kafiq me shoqe...

Ndonjëherë ndihem në faj, sepse kur ai më thotë se më do, unë i përgjigjem “edhe unë”, por brenda vetes e di që po e gënjej dhe më vjen keq për të, pasi s’po i tregoj të vërtetën.

Do doja shumë që këtë lidhje që kam tash të mos e marrin vesh vëllezërit e mi, sepse nuk i dihet fundi kësaj dashurie.../L./Kosovarja/

Lexo Revisten Online

Prill, 2017

€ 1.99

| Blej Tani
Natyra i ka dhuruar zë e bukuri
Faqja e shtatë - Në cilin shekull jemi?
Aty ku injoranca flet, inteligjenca heshtë
“I ruaj flokët e djalit që ma vranë grekët para syve”
Loading...

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në