Pse burri im nuk më kënaq?

Pse burri im nuk më kënaq?
Pse burri im nuk më kënaq?
Pse burri im nuk më kënaq?

Ka 12 vjet që jam njohur me njeriun që tash e 10 vjet e kam burrë. Në fillim të lidhjes sonë ishim të etshëm për seks, si unë e si ai. Por, edhe pse kemi fëmijë, tash sikur ka rënë interesimi i tij për seks me mua. Pse? Kështu shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, A-ja, nga Prizreni.

Kur isha gjimnaziste në Prizren, e që udhëtoja çdo ditë nga një fshat malor, një pasdite, teksa prisja autobusin për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi, rastësisht apo me qëllim, këtë gjë kurrë nuk kam arritur ta mësojë, ma shkeli këmbën një djalosh, pak vjet më i moshuar se unë. Dhe, nga ajo shkelje e këmbës e deri në ditët e sotme jemi bashkë. Në fillim ishim shumë të etshëm për seks si unë e si ai. Por, ka vjet, edhe pse i kemi 3 fëmijë, ai nuk ka më ndonjë interesim të mjaftueshëm për shtrat. Pse?

Unë e dua burrin tim. Është burrë i mirë për mua, por edhe baba i mrekullueshëm për fëmijët e mi, pra për fëmijët tanë. Por, ajo që më brenë është: ai nuk ka më dëshirë të flaktë për seks si ishte në fillim të lidhjes sonë, por edhe më vonë... Kjo bëri që unë të dal për “gjah” dhe... po e tradhtoj atë. Këtë e kam bërë disa herë kohëve të fundit. Kam bërë seks me një shok timin, jo që e dua, por që kam nevojë biologjike për seks. Gjithçka filloi kur para dy vjetësh isha duke pirë kafe në një restorant afër shtëpisë sime. Isha me fëmijë. Ata në atë çast luanin në këndin e lodrave. Im shok, e që nuk e kisha parë me vite, që nga përfundimi i gjimnazit, m’u afrua, më përshëndeti dhe pasi i ndërruam bukur do fjalë, në shenjë përmallimi që nuk ishim parë kaherë, ma la numrin e tij të telefonit. Ky edhe ishte sherri që unë, pastaj, të mos jem rehat dhe në hamendje: ta thërras a të mos e thërras.

Dhe, një ditë e thirra, në kohën kur fëmijët ishin në shkollë. Ai, si i porositur, pas dhjetë minutash u gjend përballë derës së banesës sime. Hyri brenda, nuk e deshi kafenë që ia afrova, por troç më tha: “Erdha për ty!”. U ngrit nga kolltuku ku ishte ulur, më përthekoi për beli dhe më puthi në buzë, pastaj nën mjekër, në qafë... Kjo bëri që mua këmbët t’më dridhen. Pastaj, më shtriu në dysheme, më zhveshi dhe bëri krejt çka deshi me mua... Ai pushtoi çdo pjesë timen...

Por, në të ikur, në derë, më tha: A mund ta përsërisim edhe herë të tjera? Nuk i thashë as jo e as po. Ai e kuptoi hezitimin tim dhe vetëm më buzëqeshi e iku...

Mirëpo, hezitimi im i dha shkas atij t’më thërras edhe herë të tjera, madje dy vjet rresht...

Tash më nuk jemi bashkë, por edhe pa të nuk po mundem, sepse ndihem si zog pa krah, si e mjerë... A-ja /Kosovarja/

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në