Çfarë duhet të bëni nëse keni grip ose ftohje (Foto)

Çfarë duhet të bëni nëse keni grip ose ftohje (Foto)
Çfarë duhet të bëni nëse keni grip ose ftohje (Foto)
Çfarë duhet të bëni nëse keni grip ose ftohje (Foto)

Askush prej nesh nuk mund t’i shmanget gripit apo ftohjes dhe për këtë ka një gamë të gjerë trajtimesh të mundshme që mund të përdorim për t’u përmirësuar.

Por jo të gjitha prej tyre mund t’iu ndihmojnë, pasi varet nëse keni grip apo të ftohtë. Të dyja kanë simptoma të ngjashme, por janë të ndryshme.

Një e ftohur do t’iu bëjë të ndiheni të dërrmuar. Gripi është më i ashpër dhe ju çon në krevat.

Por në të dyja rastet, duhet të ushqeheni shëndetshëm për të mbajtur fuqitë tuaja, edhe nëse nuk keni oreks.

Të fortë apo të shkoni në shtrat?
Dëgjoni trupin tuaj. Mos e lodhni veten por bëni pak pushim. Sa shumë do të keni nevojë, varet se si do të ndiheni.
Sigurisht, një ftohje e lehtë nuk duhet t’iu ndalojë për të dalë jashtë apo për të shkruar në punë.

Mjaltë dhe limon, apo një çaj i ngrohtë?
Asnjëra prej tyre nuk është provuar që të ndihmon, por mjaltë dhe limoni është një laternativë më e mirë nëse keni ndërmend të pini disa.
Mjekët rekomandojnë shumë lëngje, çka do të thotë ujë, plus çaj ose kafe.

Paracetamol apo ibuprofen?
Të dyja funksionojnë. Ju mund të merrni edhe paracetamol dhe ibuprofen për të lehtësuar simptomat tuaja. Por nuk duhet të tejkaloni dozën maksimale të rekomanduar në çdo 24 orë. Ibuprofen është mirë të pihet gjatë ushqimit ose me stomak të plotë.

Eukalipt apo vaj mesteje?
Të dyja mund të ofrojnë një lehtësim të përkohshëm. Fërkimi i kraharorit me to ose hedhja e disa pikave në një tas me avull do t’iu ndihmojë për të zhbllokuar hundët.

Vitamina C dhe zinku?
Vitamina C është propozuar si trajtim për infeksionet respiratore që nga viti 1930. Ajo u bë veçanërisht popullore kur një laureat i çmimit Nobel-Linus Pauling, sugjeroi se trajtimi me vitaminë C do të parandalojë dhe luftojë ftohjet.

Loading...

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +381 38 51 75 75 - MOB: +377 44 14 34 48;

Na ndiqni në