Për çka dhe kujt i bën thirrje Enver Idrizi! (Foto)

Për çka dhe kujt i bën thirrje Enver Idrizi! (Foto)
Për çka dhe kujt i bën thirrje Enver Idrizi! (Foto)
Pu00ebr u00e7ka dhe kujt i bu00ebn thirrje Enver Idrizi! (Foto)

Para pak ditësh Enver Idrizi dha një deklaratë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Beograd unë dhe ekipa ime do shkojmë të protestojmë atje.

Mirëpo ky deklarim i tij është devijuar si duket nga mediet apo e kanë keqkuptuar dhe e kanë thënë se ai do të luftoj. Kampioni i shumëfishtë në karate Enver Idrizi ka reaguar ndaj këtij keqkuptimi, ku Revista Kosovarja ua sjellë të plotë reagimin dhe sqarimin e tij: 

“Ndjej obligim moral të sqarohem edhe njëherë për opinionin publik!

Me gjithë respektin për të gjitha mediet në një intervistë timen kam thënë që unë me ekipin tim do te jemi në Beograd në rast se Ramush Haradinaj ekstradohet në Beograd.

E ripërsëris se atje do te jemi që të protestojmë e jo të luftojmë.

Beogradi duhet ta kupton njëherë e përgjithmonë se e ka humbur Kosovën.

Kosova është e shqiptareve ashtu siç ka qenë gjithnjë, pavarësisht që me dekada sistemi Jugosllav është munduar të na shtyp....!

Ne i dimë politikat serbe me dekada! Ashtu si ne duhet t’i dijë edhe Evropa dhe Bota! Një vend një shtet që e keni pranuar duhet ta respektoni! Po e përsëris që për këtë ndalesë politike që i është bërë Ramushit jemi të gatshëm që te protestojmë deri në një moment e jo të luftojmë, por jemi dhe do të jemi me Ramushin e me Kosovën për çdo gjë që do ta kërkoj koha dhe momenti! Ky reagim imi vjen pas asaj qe Daçiq e tha se Shqiptarët janë "terroristë"! Edhe na vranë, na masakruan, dhunuan gratë, nënat e vajzat tona, kemi ende mijëra të zhdukur etj! Terroristët na quajnë terroristë! Vuçiqi në tjetrën anë thotë "Shqiptar ka shumë dhe janë të fuqishëm por Ramushin e dua në Beograd"

Po është e vërtetë se jemi edhe shumë edhe të fuqishëm them është e vertet që jemi shumë si popull besa edhe të fuqishëm!

Kërcënimi im nuk vjen nga kampioni i karatesë që të ju rrah sepse këtë e kam artin tim të krenarisë por si një kampion bëj thirrje që të ketë kujdes çdo kush sot që mbanë përgjegjësinë e paqes!

Francë, kërkojmë lirimin e Ramush Haradinaj.

11.01.2017

Me respekt i juaji Enver Idrizi”. /Kosovarja/

Portali kosovarja-ks.com është themeluar në nëntor të vitit 2008 nga revista Kosovarja.

[email protected] [email protected] Tel: +383 38 51 75 75 - MOB: +383 44 14 34 48;

Na ndiqni në