Personi i raportuar si i zhdukur ditë më herët, Rrustë (Halil) Rexhepaj (1972) nga Raushiqi me banim në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë, është gjetur sot i vdekur në afërsi të parkut të qytetit në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

MUND TË JU PËLQEJNË