Getinjo dhe Mozzik janë dy vëllezërit që gjithmonë pa hezitim kanë treguar mbështetje për parti politike.
Përmes postimeve në profilet e tyre në Instagram mbështetin ish – presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin të cilët për momentin ndodhën në Hagë.
Së fundi, artisti Getinjo ka postuar imazhet ku ka treguar për mallin që kanë për dy ish krerët dhe se po i presin të kthehen faqebardhë, shkruan “Kosovarja”.
Por si duket këto postime ku tregon mbështetjen edhe politike i kanë kushtuar reperit.
Përmes një postimi të fundit Getinjo ka njoftuar publikun se i ka humbur një mijë ndjekës nga kjo mbështetje e treguar publikisht.
Pasi dha këtë lajm reperi shtoi se ai do të vazhdoj me përkrahjen ndaj dyshes dhe se ndihet krenar për ish – ushtarët e UÇK – së.