Gjyste Vulaj vazhdon të jetë ndër femrat më të kompletuara të estradës, e cila me dukjen dhe stilin e veçantë që ka, bën që gjithmonë të jetë ne qendër të vëmendjes.
Edhe pse është goxha në moshë ajo vazhdon t’iu bëjë konkurrencë edhe vajzave të reja, duket ua bërë mat me paraqitjet plotë sharmë, shkruan “Kosovarja”.
Që është një nga ato këngëtaret e pakta që nuk ka bërë ndërhyrje në fizikun e saj, por është e tëra ashtu sic e ka bërë nëna, e dëshmon me anë të imazheve të ndryshme që janë realizuar vite me parë.
Edhe këto ditë të karantinës ajo rifreskojë rrjetin social duke publikuar foto të vjetra, por që në të gjitha duket tejet e zjarrtë.
Me anë të këtyre imazheve Gjystja tregoj që mosha për të është thjeshtë numër, dhe nuk dallon aspak nga ajo si është sot./Kosovarja/