Nena dhe femija perjetojne per njeri-tjetrin nje dashuri teper te madhe, e cila njihet si dashuria me e madhe ne bote. Të jesh një nënë të bën të jetosh emocione dhe ndjenja të mrekullueshme.

Nëna dhe fëmija, 10 sekrete që ajo mban në zemër

Unë jam një nënë dhe kam vuajtur fizikisht për të sjellë në jetë fëmijën tim. Duke filluar nga problemet e shtatzanisë, lindjes dhe më pas gjidhënies.

Një nënë qan shumë, nga momenti që zbulon që është shtatzanë (lot gëzimi), lotët e dyshimeve dhe vështirësive së të qënit nënë, lotët e të menduarit se nuk je duke bërë mjaftueshëm për fëmijën.

Mendimet e një nënë lidhen gjithmonë me mirëqënien e fëmijës. Duke filluar që në shtatazani ajo ndryshon të gjithë mënyrën e të jetuarit të saj.

Një nënë mendon shpesh se nuk është perfekte, se ka plot gabime dhe kjo e bën të vuajë.

Për një nënë të shikojë fëmijën e saj është diçka e domosdoshme, është një nevojë fizike. Shikimet e një nëne janë konsideruar si më intensivet dhe më të domethënëset në botë.

Për një nënë te qarat e fëmijës janë dhimbja më e madhe. Duke filluar nga të qarat e dhimbjeve të barkut dhe deri tek ato të zhgënjimeve të jetës.

Një nënë e ka të vështirë të lejojë fëmijën e saj te jetoje i pavarur. Nuk ka lidhje me aftësitë e tij së të përballuarit të jetës dhe vështirësive, por për të ndarja nga ai është tepër e vështirë.

Nëna është gjithmonë ajo që mund të heqë dorë në çdo moment nga ushqimi për t’ja dhënë fëmijës. Ajo do të thotë gjithmonë se nuk e do atë ushqim, se nuk ka uri dhe këtë do ta bëjë me kënaqësinë më të madhe edhe pse në të vërtetë mund të ketë shumë dëshirë ta hajë atë pjatë.

Për fëmijën nëna do të bënte gjithçka nga e para, do të ndryshonte të gjithë jetën e saj.

Për nënën fëmija është ai që nuk ka dëshirë ta ndajë me askënd. Shpesh dashuria e nënës është “egoiste”, është aq e fortë sa e bën nënën ta dojë fëmijën e saj vetëm për vete.

Të jesh një nënë është të jetosh çdo ditë duke kapërcyer pengesa dhe duke luftuar apo bëra gjëra që nuk do t’i mendoje sërish as me veten tënde.

MUND TË JU PËLQEJNË