Shumica e njerëzve i duan akulloret dhe pëlqejnë t’i shijojnë ato gjatë verës së nxehtë. Por përtej shijes së dhe kënaqësisë që të ofron ngrënia e një akulloreje, janë disa fakte interesante rreth këtij ‘ushqimi të ftohtë’, që mbase nuk i keni ditur.

Albinfo.ch ka përzgjedhur 11 fakte rreth akullores nga seriousfacts.com:

-Për herë të parë, akullorja është shpikur në Kinë.

-Receta e akullores për herë të parë u shfaq gjatë shekullit XVIII në Angli.

-Charles I – Mbreti i Anglisë, e pagoi 500 funta kuzhinierin e tij, që ta mbante të fshehtë recetën e tij të akullores.

-Presidenti Ronald Reagan, e caktoi korrikun si muaji kombëtar i akullores, më 9 korrik 1984.

-Sebastian Joe shpiku një akullore me shije të hudhrës.

-Akulloret më të shitura janë ato me shijet vanillë dhe çokollatë.

-Kalifornia prodhon më së shumti akullore në Amerikë.

-Temperatura e përkryer për një akullore është mes 6 dhe 10 gradë Fahrenheit.

-Jacob Fussell krijoi fabrikën e parë tregtare të akullores në Baltimore në 1851.

-Havai ka një frut të njohur si “kokërr e akullores”

-Më së shumti akullore shiten të dielave, krahasuar me ditët e tjera të javës.

MUND TË JU PËLQEJNË