55 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 55 pacientë të prekur me koronavirus.
Sipas njoftimit, 42 janë në gjendje stabile, 12 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe një person është në gjendje kritike mjekimin intensiv dhe në ventilim mekanik.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.
E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 21/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste.
Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,
42 raste janë në gjendje stabile
12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor