Vala

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vershevc të Lipjanit.

Një vajzë 12 vjeçare është shkelur nga traktori, ndërkaq si pasojë e plagëve të rënda ajo ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë një biçikletë dhe një traktor.

“Sot rreth orës 19 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Vershevc të Lipjanit. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësja e biçikletës, (femër 2006).

E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 20 ka ndërruar jetë.

Ngasësi i traktorit ndërkaq është dërguar në mbajtje.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË