Lufta e Putinit në Ukrainë shpaloset sot në fotot tronditëse që shfaqin vdekjen e një 6 vjeçareje të pafajshme me pizhame ngjyrë rozë – një nga 16 fëmijët e vrarë sot gjatë pushtimit luftimeve atje.
Fotografi shqetësuese përshkruajnë luftën për të shpëtuar vajzën e vogël të paidentifikuar, e cila u plagos për vdekje kur ushtria ruse bombarduan dje bllokun e apartamenteve ku ajo banonte, në Mariupol, e që po ashtu mishërojnë efektet e tmerrshme të luftës mbi qytetarë civilë, veçanërisht fëmijë, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Gjatë përpjekjes për shpëtim, një mjek, teksa pompon me oksigjen vajzën, iu drejtua fotografit dhe tha “Tregojani Putinit këtë: sytë e këtij fëmije dhe mjekëve që po qajnë”, përcjell në shqip Gazeta Online Reporteri.net.
Pas goditjes së artilerisë, teksa mjeket po tentonin ende për ta mbajtur në jetë gjashtë vjeçaren, në pjesën e pasme të një auto-ambulanceje, u shkrep një fotografi ku u kap një grua, e cila besohet të jetë nëna e saj, duke shtrënguar dorën e saj të mbuluar me gjak dhe duke mbajtur sandalet e fëmijës, shallin dhe kapelen e saj.
Një grup i mjekëve pastaj morën fëmijën me kujdes, e cila akoma mbante veshur pizhamet e saj ngjyrë rozë, për ta dërguar në spital. Pas përpjekjeve të shumta për shpëtim, fotografia e fundit shfaq po me këtë fëmijë të vdekur dhe e vetme në një repart bosh të spitalit, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo fotografi e vajzës së vogël 6 vjeçare mund të jetë fotografia simbol e luftës së tmerrshme Rusi-Ukrainë, njëjtë si fotografia e vogëlushit të vogël sirian, Alan Kurdi, i gjendur i shtrirë buzë detit në Turqi në vitin 2015 gjatë emigrimeve masive që po ndodhnin në atë kohë, shkruan e përditshmja britanike.
Kujtojmë se raportohet se më shumë se 500,000 refugjatë po emigrojnë nga Ukraina për në perëndim; disa fëmijë po ndahen nga prindërit e tyre kurse një pjesë tjetër janë dërguar në jetimore.
Nga ana tjetër, Kryetari i Kievit ka shpërndarë fotografinë e një vajze tjetër të vogël, Polina, e cila është raportuar e vrarë nga forcat ruse përderisa ishte në veturë me prindërit e saj. Ajo po e përfundonte shkollën fillore këtë vit.