Familjarët ende nuk dinë për fatin e 28 vjeçarit, Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës. Ata kanë raportuar në polici për zhdukjen e të riut, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Një portal lokal, ka publikuar disa imazhe, ku shihet një i ri, i lidhur dhe i shtrirë në tokë. Ndërsa pretendohet se bëhet fjalë për 28 vjeçarin.
“Janë angazhu të gjitha njësitet policore për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të mundshëm.
Do të informoheni në vazhdimësi”, ka thënë Nysrek Gjurkaj, zëdhënës i policisë në Rajonin e Gjakovës.