Mund ta qujamë një letër dashurie të sinqertë dhe të pafajshme pasi 4-vjeçari i shpreh ndjenjat e tij shoqes së kopshtit, të cilën e fton në shtëpinë e tij.

Nëna e tij ka postuar letrën në “Reddit”, duke u shprehur se e ka shkruar letrën siç i është diktuar nga djali i saj, pa asnjë ndryshim.

Letra është shumë emiocionuse, përveç faktit që 4 vjecari vuan nga kanceri dhe i tregon shoqës së tij që i ka rënë një dhëmb.

Baily
Do të vish në shtëpinë time të luajmë së bashku? Unë mendoj se ti je e bukur si një kalë apo si një nusepashkë.

Nuk e them dot me saktësi se cila, por ti duhet të vish në shtëpinë time të hamë djathëra së bashku. Unë të dua dhe dje humba një nga dhëmbët e mi. Unë do të bëj një magji për ty, pastaj ti do të më shohësh sesi luaj me robotë.

MUND TË JU PËLQEJNË