Jeni ndarë së fundmi dhe mendoni se nuk do të jeni më në gjendje për të dalë me dikë tjetër, siç e quajnë amerikanët ‘date’? Fakti që dështon një marrëdhënie nuk do të thotë që ju duhet të humbisni shpresat dhe t’i hiqni vetes mundësinë për të njohur dikë tjetër.

Ne më poshtë për ju do të ndajmë 5 shenjat që tregojnë se jeni gati emocionalisht për të dalë me dikë tjetër pas ndarjes.

1.Ideja për të pasur dikë në jetën tënde ngroh zemrën tënde të ftohtë
Nuk është veprim i mirë që pasi ndaheni menjëherë të shkoni ne shtrat me dikë tjetër. Kjo nuk është mënyra e duhur për të kapërcyer dhimbjen dhe zhgënjimin që ju ka lënë lidhja juaj, por merrni kohë për veten për të qenë më të qartë dhe shihni për një person që t’ju ngrohë zemrën.

2.Emocionoheni kur dikush tregon interes për ju
Vajzat pasi ndahen nuk ju kushtojnë rëndësi personave që janë të interesuara për to, pasi akoma nuk kanë harruar ish-in e tyre dhe lidhjen që kanë pasur. Por në momentin që ju do të vini re të kundërtën e kësaj, atëherë ju po jeni gati për t’i dhënë vetes një mundësi.

3.Filloni të ndjeni flutura në stomak sërish
Fluturat në stomak mund të fillojnë minimalisht, por nëse e kapni veten duke flirtuar me dikë atëherë kjo gjë është treguesi që ju nuk e keni më mendjen tek ish-i juaj.

4.Filloni fokusoheni më shumë tek e ardhmja se tek e shkuara
Jeta ju duket më e bukur dhe jeni më optimist pasi mendimet tuaja ju udhëheqin drejt pozitivitetit dhe nuk jetoni më në të shkuarën tuaj.

5.Nuk keni më ‘frikë’ që të jeni vetëm
Të qëndroni vetëm në shtëpi duke parë një film apo të bëni një shëtitije vetëm në park nuk ju duket një ide e keqe dhe nuk ju bëjnë që të ndiheni vetëm dhe të trishtuar, përkundrazi, shijoni shoqërinë e vetes suaj.

Tani është koha që të njihni dikë dhe të kaloni mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË