fbpx

50 euro gjoba nëse e kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara, Policia sqaron se në cilat raste lejohet

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ua ka kujtuar këmbësorëve rastet kur mund të kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe gjobën me të cilën mund të ndëshkohen nëse nuk e respektojnë këtë rregull.

Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me 50 euro, raporton Express.

Policia ka sqaruar se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se pesëdhjetë (50) metra në vendbanime dhe me larg se njëqind (100) metra jashtë vendbanimeve.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/729225399417721?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]