Vala

Luan Jaha është ndër aktorët më profesionistë që ka Kosova. Ai ka luajtur rreth 40 shfaqje teatri gjatë karrierës së tij, për të cilat edhe mori shumë çmime nga juria profesioniste, shkruan “Kosovarja”.

Po ashtu, mori pjesë edhe në 20 filma të shkurtër, ku as në këtë zhanër nuk i mungoi suksesi. Roli i tij më i dashur për publikun e gjerë mbetet “Daja Skënder”, nga seriali i popullarizuar “Familja moderne”.

Aktori ka kohë që nuk është parë në ekranin kosovar dhe karrierën e tij e ka fokusuar në projektet tjera filmike. Fansave të tij u mungon roli i “Dajës Skënder”, me gjithë sensin që kishte.

Sidoqoftë, ai ka ndryshuar shumë në pamje qysh nga ndërprerja e serialit “Familja moderne”. Me flokë dhe mjekër të gjatë, në fytyrën e tij shihen shenjat e moshës së tij 52-vjeçare. “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË