fbpx

54-vjeçaren e zë rryma, po luante me telefonin në karikim

nga Revista Kosovarja

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në provincën Udon Thani, ku 54-vjeçarja Yooyen Saenprasert u gjet në shtratin e saj me kabullin e telefonit në dorë.

Sipas bashkëshortit të saj, telefonin ia kishte dhuruar ai së fundmi për ditëlindje dhe shpesh herë ajo e kalonte kohën duke luajtur me të./A2CNN

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]