Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detajet e fundit sa i përket pacientëve me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive.
Me anë të një komunikate për media është bërë e ditur se aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë 62 pacientë.
Prej tyre, me koronavirus janë 58 të tillë, nga të cilët 46 persona janë në gjendje stabile, 11 në përkujdesje intensive dhe një është në mjekim intensive.
Lajmi i mirë është se sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Postimi i plotë:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.
Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
46 raste janë në gjendje stabile
11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.