Vala

Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose të disa problemeve të zorrëve, fryrja e barkut mund të varet nga disa zakone ose gabime të themi që të gjithë ne mund t’i bëjmë ndoshta edhe pa vetëdije çdo ditë.

Nga pijet e gazuara, deri tek sasia e vogël e ujit, këtu janë gjashtë gabimet më të zakonshme që duhet të shmangni për të mos e ndjerë barkun e fryrë.

Konsumoni pije të gazuara. Këto pije janë të pasura me sheqerna dhe kalori, prandaj ato janë shumë të rrezikshme për trupin. Në fakt, përveç fryrjes së barkut, ata nuk kanë asgjë të shëndetshme apo ushqyese. Më mirë shmangini.

Shtriheni menjëherë pas ngrënies. Mund të ndodhë që dikush të ketë ngrënë darkë vonë dhe do të shkojë në shtrat menjëherë. Pikërisht kjo gjë mund të çojë në dhimbje dhe ënjtje të stomakut. Ne rrezikojmë të mos djegim ushqimin që hëngrëm, prandaj do të ishte mirë që të flini ose të shtriheni tre orë pasi keni konsumuar vaktin.

Hani shumë ëmbëlsira. Ata që janë lakmitarë e dinë plotësisht se sa e vështirë është t’i shmangësh gjërat e ëmbla. Megjithatë trupi juaj apo barku veçanërisht mund të preken nga kjo zgjedhje, ndaj do ishte ideale që ju t’i konsumoni ato në mënyrë të moderuar.

Çamçakëzi. Janë të mirë nëse kanë shijen e duhur, gjithashtu i japin freskinë e duhur frymëmarrjes dhe gojës, por shumë kujdes! Konsumimi i tepërt i çamçakëzit shkakton ënjtje sepse thithet shumë ajër gjatë përtypjes.

Hani shpejt. Ushqimi duhet të konsumohet ngadalë, përndryshe gjithçka mbetet në stomak. Një gabim që, për fat të keq, ne kryejmë thuajse çdo ditë të jetës sonë, për shkak të intesitetit dhe angazhimeve që na presin.

Pini pak ujë. Nëse trupi ynë fillon të dehidrohet, kjo mund të shkaktojë fryrje abdominale. Është shumë e rëndësishme të pini të paktën dy litra ujë në ditë për të pastruar trupin dhe sistemin e tretjes!

MUND TË JU PËLQEJNË