Në Universitetin e Arizonës, është botuar një libër për qytetet më tëvjetra në botë. Libri quhet “Enciklopedia e Studimeve Urbane”, nga M.E Smith.Në këtë libër ai e përkufizon një qytet në bazë të ndërtimit të banesave në mënyrë të dendur, me shoqëri heterogjene.

Arkeologët kanë zbuluar artefakte të ndryshme që kanë vërtetuar këtë shoqëri heterogjene, duke identifikuar kështu disa nga qytetet më të lashta në botë që vazhdojnë të jenë të banuar dhe sot.

Por përcaktimi i më të vjetrit fare është ende i vështirë, për shkak të faktorëve të shumtë. Megjithatë, sipas provate të gjetura deri tani, këto janë qytetet më të vjetër në botë.

1. Damask, Siri.

Qyteti i lashtë i Damaskut njihet gjerësisht si një nga qytetet që janë banuar më gjatë në tokë pa ndërprerje. Shkencëtarët kanë gjetur prova se në rrethinat e qytetit ka pasur qytetërim që 11 mijë vite më parë, 9000 p.e.s.

2. Biblos, Liban.

Njihej dikur si qyteti më i lashtë në botë. Zona është banuar 9000 vite më parë, 7000 p.e.s.

3. Xheriko, Palestinë.

Shumë studiues e njohin si më të vjetrin në botë. Fortesa është ndërtuar 8800 vite më parë (6800 p.e.s, por është banuar edhe që vitin 7000 p.e.s”
4. Teba (Luksori) në Egjipt

Kryeqyteti i Egjiptit të Sipërm, u bë kryeqendra fetare e vendit derisa ra, pas ardhjes së Perandorisë Romake.

5. Rej, Iran.

Injohur edhe si Rages, ky qytet ka gjurmë banimi që 8000 vite më parë.

6. Alepo, Siri, është banuar që 8000 vite më parë, pa ndërprerje. Megjithatë, një tejtër zonë, vetëm 20 km larg Alepos, tregon se ka pasur qytetërim që 13.000 vite më parë, që do ta bënte më të vjetër se Damaskun.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË