Deri më tani, 61 votat e opozitës për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, nuk janë bërë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Janë të përditshëm emrat dhe partitë që flasin për këtë temë, me e pa votat e Listës Serbe, por Ramush Haradinajt i ecën karvani në stilin “qentë lehin, karvani ecë tutje!”.

Madje, edhe i shumëpërfoluri për korrupsion, ministri Pal Lekaj, për të cilin në opinionin e shkruar dhe në kuluare flitet e përflitet, duke u nisur nga dhënia e 55 milionë eurove Kompanisë “Bektel Enka”, nuk është e mjaftueshme që të bjerë kjo qeveri.

Për rrëzimin e qeverisë Haradinaj janë do deputetë e do partiakë, si njëri nga LDK-ja, e që po e kërkon rrëzimin e qeverisë Haradinaj edhe me votat e Listës Serbe, por nuk po i shitet!

Faktet tregojnë se as me votat e Listës Serbe, e as pa votat e tyre, qeveria Haradinaj nuk do të bjerë!

Është një fakt interesant që e mbanë qeverinë Haradinaj dhe do e mbajë deri në fund. Qeveria Haradinaj do të mbijetojë falë kundërshtarëve të Hashim Thaçit!

Pra, Ramush Haradinaj duhet ta falënderojë Hashim Thaçin për inatin e të cilit s’po e rrëzojnë qeverinë e tij!

Populli në Kosovë po thotë se më i mirë Ramushi sesa Hashimi. Ramushi po mundohet ta shpëtojë Kosovën nga ndarja, e Hashimi po mundohet ta ndajë!

Andaj, jeta e qeverisë Haradinaj është sikur gjuetia me sokolat. Kur sokoli rri mbi thera, çobanët i zënë lepujt me duar, sepse ata nuk guxojnë të dalin nga sokoli!

Arsyeja që të mos shkohet në zgjedhje, tash për tash, i përket frikës se të tjerët, kushdo që vjen në qeveri, mund ta rrezikojnë Kosovën! E, keq për keq, le të qëndrojnë gjërat kështu qysh janë… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË