Mund t’ju duket e pabesueshme, por 80-vjeçari Osman Ibrahimaj, e përdor Facebook-un më shumë se çdo i ri tjetër.

Nuk lë profil e lajm t’i ikë, pasi që e ka mësuar çdo teknikë të përdorimit të këtij rrjeti social.

Gjilanasi flet me vajza të reja, por edhe me gra më në moshë, pasi secilës mundohet t’ia gjejë fatin e jetës, pavarësisht se vetë është i ve.

Ibrahimaj, ka 10 vjet që është bërë i varur nga Facebook-u. Ai gjatë gjithë kohës rri në këtë rrjet social, madje edhe atëherë kur del me shokë ose edhe kur mblidhen me familje.

Përveç Facebook-ut, baca Osman nuk është fans i rrjeteve të tjera sociale.

Pavarësisht të gjithave, ky 80-vjeçar kërkon nga të rinjtë që të kenë kujdes dhe të mos i lënë anash obligimet e tyre, sidomos mësimet për shkak Facebook-ut.

MUND TË JU PËLQEJNË