Arjola Demiri e cila ishte fytyrë e panjohur për ne, me të parën paraqitje u bë e njohur dhe nuk u harrua asnjëherë tek publiku.

Profesioni i cili i dha shtytje të madhe të del e të njihet nga të gjithë ishte aktrimi, ku nxjerri një vajzë shumë të talentuar, të mençur e mbi të gjitha shumë të bukur, shkruan Kosovarja.

Arjola, po vazhdon të shquhet për role e shfaqje nga më të guximshmet, me të cilat ia ka arritur të rezultojë shumë mirë tek publiku dhe të bëjë bujë kudo.

Ndonëse e njohëm vetëm si aktore profesionale dhe që thyen çdo tabu në secilën skenë që paraqitet, tani mirret vesh që Arjola kishte qenë edhe Miss Tropoja.

Nga një vajzë tropojane e të çiltër, dita ditës po dalin të zbulohen shumë epitete që i takojnë siç iu ka dhënë edhe ai i Missit, e që jo më kot iu është dhënë edhe ky titull, e cila gjithmonë të jep përshtypjen e një vajzë beqare dhe tërheqëse, por rrallë kush e di që ajo është nënë e tre fëmijëve.

Ndonëse e pabesueshme pasi po t’ia hedhësh vetëm një shikim të trazon mendjen me linjat perfekte e presimat e rralla që ka pasur fatin ti gëzojë.

Ndryshe, tani ajo më tepër vëmendjen e ka edhe si nënë e përkushtuar ndaj tre fëmijëve të saj, të cilët janë jeta dhe frymëzimi i saj, e që edhe këto fotografi dëshmojnë dashurinë dhe kujdesin që ka ndaj tyre. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË