Vala

Sot bëhen 17 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Ai u sakrifikua për të jetuar shqiptarët bashkë, të lirë e të barabartë, pa e cenuar e kërcënuar askënd, shkruan “Kosovarja”.

Për ta admiruar personalisht Heroin e Koshares Agim Ramadanin, shumë prej artistëve të njohur i kanë kushtuar këngë.

Por, ajo që bart në vete tekstin më domethënës është kënga “Heroi” e të madhes Edona Llalloshit.

Ndonëse e lansuar që nga viti 2014, kjo këngë vazhdon të pëlqehet dhe dëgjohet mjaft shumë.

Jo më kot është e njohur për këngë e dedikime të tilla, sepse jo secili mund t’iu këndojë kështu heronjve të vendit. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË