fbpx

A e përfunduan ‘shkundjen plakat’?

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar, ndërsa gjatë ditës priten ngritje të temperaturave, por ende mbetet ftohtë me temperatura maksimale nga 5 deri 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell. Mëngjesi pritet të jenë mjaft i ftohtë, ndërsa dita kryesisht stabile dhe e freskët.

Të premtën pas edhe një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me acar gjatë ditës do të ketë më shumë rreze diellore dhe temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, megjithatë ende mbetet freskët për këtë periudhë kohore.

Për fundjavë edhe më nxehtë me ngritje të temperaturave ditore, intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të arrijnë reth 15 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri afër 19 gradë Celsius.

Java e ardhshme sipas të gjitha gjasave me pranverë të vërtetë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]