Moderatorja e njohur Elita Rudi ndonëse jo para ekranit televiziv, publikut i qëndroi afër përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale.

Elita dhe Gjiko janë ndër çiftet që më së shumti e shprehin dashurinë e tyre në sy të të gjithëve, duke treguar se gëzojnë një harmoni dhe jetë të lumtur, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë që epiteti prindër i ka bërë ata edhe më të plotësuar duke ua shtuar dashurinë mes vete. E nga koha që është bërë nënë ajo vazhdimisht ka ndarë imazhe të ndryshme me të birin dhe dedikimet që ia bën vazhdimisht.

Kurse nuk mungojnë as fotografitë e saj që shfaqë bukurinë dhe elegancën. Njihet si femër e bukur dhe me stil, dhe është nga femrat e rralla të cilës nuk i humb bukuria edhe pa grim.

Në fotografinë e fundit që ka ndarë me ndjekësit Elita reflekton ëmbëlësi dhe sharm me fytyrën pa grim./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË