Ndonëse larg ekranit, ende ka shumë kureshtje për Xhejlane Godancin, e cila ndonëse ka edhe shumë role serioze, ende vazhdon të njihet me karakterin e “Buqes” tek seriali “Familja Moderne”, shkruan “Kosovarja”.

Me këtë rol simpatik, ajo arriti jo vetëm të bëhet e njohur, por edhe shumë e pëlqyer për audiencën e gjerë.

Vlen të përmendim se Xhejlanja mbahet në mend edhe për role në teatër, e sidomos në shfaqjet për fëmijë, si “Picërraku”, “Minuku lozonjar”, “Princesha dhe dragoi”, “Top hopi” etj.

Aktorja disa herë ka thënë se nuk ngjanë fare me personazhin që e bëri aq të njohur, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse e njohur dhe e pashme, ajo ka vendosur të rrijë beqare.

MUND TË JU PËLQEJNË