Nuk ka dyshim se ai është ndër artistët që ka marrë shumë zemra me performancat e shumta dhe rrëqethëse, shkruan Kosovarja.

Edhe pse një kohë të shkurtër i mungoi skenës me projekte të reja, u rikthye fuqishëm, ku kësaj here vërtetë la pa fjalë me projektin në festivalin e “Këngës Magjike” .

Kjo këngë po vazhdon të pëlqehet nga numri i madh i adhuruesve të artistit në fjalë, i cili çdoherë godet në shenjë.

“Plas” ishte qershia mbi tortë me që është java e fundit e festivalit, si dhe tash për tash është kënga më aktuale dhe pretendente për fitoren e madhe.

Rikthimi i Florit në festivalin në fjalë ishte surpriza më e bukur për të gjithë, e këtë e treguan edhe shpërndarjet e shumta në rrjetet sociale nga kolegët dhe gjithë fansat.

E një art të tillë, padyshim se Flori ka ditur ta nxjerrë në pah më mirë se askush tjetër./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË