Ariana, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahut është nga femrat më të komentuara të showbizit.

Ajo dallohet për elegancën dhe stilin unik të veshjes, që ua kalon shumë femrave të estradës, shkruan “Kosovarja”.

Rreth dy javë më parë, Ariana është bërë nënë për herë të katërt, ndërkohë që nuk kanë munguar imazhet e saj edhe pas lindjes.

Fotografitë e shkrepura pas lindjes kanë mahnitur duke vë në pah linjat perfekte të trupit.

Përveç kësaj Ariana dihet se ka raporte të mira më shumë nga koleget e bashkëshortit të saj, madje shumë të afërta.

Sidomos me këngëtaren e njohur Kida, me të cilën shihen shumë shpesh bashkë.

Një ditë të bukur e kanë kaluar edhe sot bashkë, saqë janë bërë shoqe të pandashme./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË