Afërdita Demaku është ndër këngëtaret më të popullarizuara e cila u servon publikut çdoherë tema aktuale dhe të nevojshme përmes këngëve të saj.

Me zërin e saj të mrekullueshëm këngëtarja drenicase mblodhi rreth vetës një numër të madh adhuruesish që e pëlqejnë jashtëzakonisht, shkruan “Kosovarja”.

E krahas muzikës Afërdita dallohet për paraqitjet plotë elegancë me të cilat merr vëmendje të madhe.

Sidomos kohëve të fundit ka arritur të jetë ndër femrat më të përfolura të estradës për shkak formave të saj fizike që ngjason me një vajzë të re.

Kurreshtja e publikut është akoma e madhe për të kuptuar se si arriti Afërdita të transformohej në këtë gjendje për lakmi.

Mbase mund të jetë aktiviteti i saj fizik dhe shetitjet në natyrë e bjeshkë të ndryshme. Apo edhe ky ujë që rrjedh nga bjeshkët e Bullgarisë, ku edhe ajo po qëndron për pushim.

Afërdita po kalon momente relaksi në Sandanski që njihet nga vendpushimet më të mira në Evropë.

E veshur me trenerka dhe flokë të lëshuara pamja e Afërditës merr vëmendje të madhe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË